Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA

Reja publikon listën për ndeshjen e tetorit

Reja publikon listën për ndeshjen e tetorit


3 October, 2021 @13:06

Është publikuar lista e të ftuarve për ndeshjet që Shqipëria i luan në muajin tetor.

Këtë muaj Shqipëria ka dy ndeshje tejet të rëndësishme në rrugën drejt Botërorit të Katarit. Fillimisht Shqipëria më 9 tetor luan si mysafire e Hungarisë, e më pas më 12 tetor e pret Poloninë.

KUALIFIKIMET DREJT BOTËRORIT

Nga lista e të ftuarve mund të shihen rikthimet e Ivan Balliut, Ermir Lenjanit, Kastriot Dermakut dhe Frederik Veselit, kurse për shkak të lëndimeve do të mungojnë Qazim Laçi dhe Amir Abrashi.

Lista e të ftuarve:

PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani.

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ermir Lenjani, Lorenc Trashi, Frederic Veseli, Erjon Hoxhallari, Kastriot Dermaku.

MESFUSHORË: Enis Çokaj, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Odise Roshi, Endri Çekiçi, Nedim Bajrami.

SULMUES: Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Myrto Uzuni.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror