PORTIERI I BESËS

Rekorderi Valmir Bytyqi
28 February, 2016 @18:03
Portieri i Besës, Valmir Bytyqi, sot ka pranuar golin e parë të stinorit në Superligë në terrenin vendas “Shahin Haxhiislami” dhe ka pësuar golin e parë pas 800 minutave pamposhtshmëri.
Kjo shifër është rekord i Superligës për portë të paprekur të një portieri me ndeshje radhazi si vendas.
Tetë ndeshje pa pranuar gol që nga fillimi i stinorit dhe 80 minuta tjera sot, bëjnë 800 minuta të plota. Gardian i portës, se jo mahi.