Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - PRISHTINA

Rexha e Fazliu për fitore, Drita merr vendin e dytë

Rexha e Fazliu për fitore, Drita merr vendin e dytë


8 March, 2020 @16:02

Në ndeshjen kryesore të ditës në Superligë, Drita nga Gjilani ka arritur ta mposhtë 2-1 Prishtinën e Armend Dallkut, për t’u ngjitur kështu në vendin e dytë në tabelë.

Epërsia fillestare e Dritës erdhi pas një kundërsulmi në minutën e 7’ të ndeshjes, sulm që u finalizua shkëlqyeshëm nga Kastriot Rexha, sulmuesi me shumë përvojë.

TABELA AKTUALE

Në vazhdim të ndeshjes, gola nuk pati deri në minutën e 71’, moment në të cilin pas krosimit nga Armend Thaqi, Oto John i mysafirëve barazoi me kokë për 1-1, për ta rikthyer Prishtinën në lojë.

E kur u mendua që Prishtina do të largohej me pikë nga Gjilani, në skenë doli Astrit Fazliu, i cili në minutën e 77’ mjeshtërisht e parabolloi portierin Visar Bekaj dhe ia dha Dritës epërsinë për të dytën herë gjatë ndeshjes së sotme, epërsia e cila u ruajt deri në fund dhe takimi u mbyll me fitoren e gjilanasve.

Kështu, Drita tashmë është e dyta në tabelë, menjeherë pas Ballkanit, kurse Prishtinën e lë 3 pikë prapa liderit, i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga