ERDOGAN CELINA PAS NDESHJES
Rezultati më i rëndësishëm se loja
6 March, 2016 @16:11
Trajneri i Lirisë Erdogan Celina është shprehur të jetë më i kënaqur me rezultatin e ndeshjes sesa me lojën e treguar nga ekipi i tij sot, pas përfundimit të takimit.
“Ndoshta nuk i kemi kënaq shikuesit me lojë, por rezultati ka qenë gjëja më e rëndësishme sot. Prandaj i uroj të gjithëve fitoren, ndërsa dua të theksoj se nuk ka qenë lehtë të luhet ndaj Trepçës’89 pasi që dihet se çfarë cilësie kanë ata në ekip. Në fund, fituam me meritë, kur e shikon në tërësi lojën,” ka thënë Celina sot pas ndeshjes.
Liria me këtë fitore ka dalë nga zona e rrezikshme e Superligës.