NË PËRPARIM THAÇI
Fitore jetike e Lirisë
6 March, 2016 @15:08
Dyshja atomike e sulmit të Lirisë, Florim Bërbatovci dhe Liridon Fetahaj kanë shënuar nga një gol sot për ekipin bardhezi nga Prizreni, për t’i nxjerrë ata nga zona e rrezikshme e Superligës.
Bërbatovci shënoi nga penalltia, në pjesë të parë, kur Liridon Fetahaj u pengua nga portieri i Trepçës’89 gjatë një sulmi, për t’i dhënë epërsinë fillestare bardhezinjëve.
Ndërsa në pjesë të dytë, Liridon Fetahaj shfrytëzoi për bukuri një top të dëbuar nga portieri i ekipit mitrovicas Beqiri, që kishte mbrojtur duke penguar Berbatovcin pas një akcioni të ekipit të Erdogan Celinës.
Ndeshja në përgjithësi ka qenë mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kanë pasur rastet e tyre, ndërsa kanë luajtur lojë të hapur si prizrenasit nën Celinën, ashtu edhe mitrovicasit nën drejtimin e trajnerit kampion, Gani Sejdiu.
Pas kësaj ndeshjeje Liria del në vend të shtatë, kurse Trepça’89 mbetet e gjashta.