JETULLAHU
Nuk mund të luajmë kundër referëve
5 March, 2016 @21:43
Rizvan Jetullahu, trajneri i Vushtrrisë, humbjen e sotme ndaj Drenicës e ka arsyetuar duke e drejtuar gishtin e tij kah gjyqtarët e ndeshjes.
Ai madje ka shtuar se kjo është hera e dytë me radhë që skuadra e tij pëson nga gjykimi jo i drejtë, pasi edhe në javën e kaluar nuk ishte ndarë i kënaqur me referimin.
“Të dy skuadrat ishin korrekte dhe fer. Ne lojtarët i kemi vetëdijësuar për të ecur përpara pasi së shpejti presim të pranohemi dhe do të shkojmë në Europë, por ne nuk mund të luajmë edhe kundër referëve. Edhe para kësaj jave, edhe këtë javë, na i anuluan golat e qindpërqindtë. Me referët tani nuk dijmë ç‘të bëjmë,” tha Jetullahu.