PARIS
Barazim në fushë, Chelsea në mendje
5 March, 2016 @19:09
Ndeshja ndërmjet liderit të ligës franceze, Paris Saint Germain, dhe skuadrës nga mesi i radhitjes tabelare, Montpellier, përfundoi me rezultat të barabartë.
Nuk mjaftuan as 90 minuta lojë që së paku njëherë të tunden portat, dhe kështu që të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë nga fusha.
Një rezultat i tillë nuk ishte edhe aq befasues për skuadrën nga Parisi, e cila më shumë e kishte në mendje ndeshjen kundër Chelseat, që do ta luajë pas katër ditësh në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe trajneri Laurent Blanc nuk e shfrytëzoi potencialin maksimal të skuadrës që e ka në dispozicion.