PAJAZITI
Pikët, më me vlerë sesa statistikat
5 March, 2016 @18:55
Fitorja e sotme ndaj Prishtinës, e ka bërë trajnerin e Dritës, Sadat Pajazitin, tejet të kënaqur
Kënaqësia e tij është dyfishuar sidomos për faktin që skuadra e tij në 12 vitet e fundit nuk kishte arritur asnjëherë ta mposht Prishtinës. E në lidhje me këtë u ndal edhe vetë Pajaziti në deklaratën e tij pas ndeshjes, duke shtuar se megjithatë më e rëndësishme është që janë fituar 3 pikë.
“Është e vërtet që është kënaqësi e madhe dhe që më ndodhi mua si trajner, që të mposhtim Prishtinën, sepse ka kohë që po pritej. Por, në këtë moment me rëndësi janë pikët, se sa ajo statistikë. Ajo statistikë ndoshta mund të përmendet më vonë, por për momentin vlerën e kanë më të mëdha pikët. Sa i përket ndeshjes, kemi pasur momente shumë të mira, por ka pasur edhe momente kur Prishtina na vuri në shumë vështirësi, e ndoshta një përqendrim i vogël i tyre do të mund të na ndëshkonin. Por, lojtarët tonë luftuan shumë, e që jemi marr vesh që pavarësisht rezultatit, edhe atë në Mitrovicë nga gjyqtari, se është një maratonë e gjatë dhe pavarësisht edhe rezultatit të sotëm, duhet të jemi të bashkuar e të luftojmë dhe këtë sot e dëshmuam dhe shpresoj të vazhdojmë edhe tutje njëjtë,” tha Pajaziti.
Fitorja e Dritës erdhi me golin e vetëm të shënuar nga Xhevdet Shabani.