SERMAXHAJ
Jemi nën presion
5 March, 2016 @18:44
Skuadra e Prishtinës e pësoi edhe humbjen e nëntë në Superligë.
Kryeqytetasit kësaj radhe u mposhtën nga skuadra e Dritës, e cila e siguroi fitoren me golin e vetëm të Xhevdet Shabanit.
Në lidhje me këtë ndeshje, trajneri i Prishtinës Sami Sermaxhaj, pranoi se skuadra e tij është nën presion të rezultatit, derisa shtoi se ata ishin më të mirë në fushë se sa kundërshtari, pavarësisht rezultatit përfundimtar.
“Ishte ndeshje e tensionuar sa i përket rezultatit, sidomos ne nën presion të rezultatit, sepse kemi nevojë shumë për pika. Kurse, sa i përket vetë ndeshjes, ishim më dominues se Drita në shumicën e kohës, por ky është ligji i futbollit, ne patëm shumë raste që nuk i realizuam dhe në fund u dënuam nga një gabim i joni. Duhet ulur dhe vendosur se çka është në të mirën e Prishtinës për të bërë një zgjedhje që është a pranueshme prej të gjithëve,” tha Sermaxhaj pas ndeshjes.