GOODISON PARK
5 gola, karton të kuq, penallti dhe rikthim
5 March, 2016 @18:13
Në duelin e dy skuadrave të mesit të tabelës në Premier League, Everton dhe West Ham United, kishte gjithçka çka mund të ketë në një ndeshje.
Pesë gola, katona të verdhë, karton të kuq, penallti dhe rikthim të rezultatit në minutat e fundit të ndeshjes.
Të gjitha këto ndodhën gjatë 90’ minutave lojë, ndërsa në fund fitores i’u gëzua skuadra mysafire West Ham United.
Vendasit përveçse nuk arritën ta ruajnë epërsinë prej dy golave, nuk arritën as të shënojnë nga penalltia, të cilën e huqi Romelu Lukaku në minutën 69’, e as nuk arritën ta përfundojnë takimin e 11 lojtarë, pasi me të kuqe u ndëshkua Kevin Mirallas në minutën 34’.
Me këtë fitore West Hami tani ka 49 pikë dhe renditet para Manchester Unitedit që ka një ndeshje më pak, derisa Evertoni mbetet me 38 pikë dhe renditet në pozitën e njëmbëdhjetë.