AUGSBURG - LEVERKUSEN
Aspirin për hat-trick
5 March, 2016 @17:24
Jugkoreani Ja-Cheol Koo ka përjetuar ditën më të mirë të karrierës ndoshta sot si futbollist. Mirëpo, ekipi i Augsburgut nuk ia pa hajrin hat-trickut të lojtarit, pasi që për gjysmë ore pranuan tre gola nga Bayer Leverkusen për të barazuar në fund, 3-3.
Karim Bellarabi, një autgol dhe në fund, Hakan Çalhanoglu nga penalltia i kanë sjellë pikën aspirinëve sot, nga ndeshja që llogaritej e humbur për ta.
3-0 Koo Ja-cheol Goal Germany Bundesliga - 05… by diyan-delev