Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RINIS GJITHÇKA TE "SKIFTERAT"

Rikthehet kryetari, këndellet Gjilani

Fotot: SCGjilani/fb

Rikthehet kryetari, këndellet Gjilani


12 January, 2023 @10:59

Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit dhe kalimit të pjesës vjeshtore pa asnjë rrogë, futbollistët e Gjilanit i janë kthyer stërvitjeve me kapacictet të plotë. Krejt kjo, pasi që është rikthyer kryetari i klubit Florim Zuka, i cili kishte vendosur klubin në shitje, por së fundi ka marrë vendim për rikthim së paku deri në fund të stinorit.

Zekirija Ramadani, trajner i Gjilanit, është rikthyer në ekip, edhepse kishte dhënë dorëheqje, ndërsa 90% e futbollistëve janë paraqitur në fushë stërvitore për tu përgatitur për pjesën pranverore të stinorit.

Zekirija Ramadani

Vetë shkupjani Ramadani ka bërë të ditur se kryetari është bindur lehtë, ndërsa Gjilani do të luftojë për të siguruar dalje në arenën ndërkombëtare. Ramadani ka thënë se me dy takime konstruktive Zuka është bindur për të ardhur me vendosmëri përsëri në krye të klubit.

“Do të lodhemi për të arritur objektivin, daljen në Evropë. Kishim një milionë probleme, por nuk u dorëzuam gjatë vjeshtës. Tash kur kemi besimin e presidentit, gjithcka do të jetë më ndryshe,” ka thënë ndër të tjera Ramadani në një deklaratë dhënë për mediat e shumta të mbledhura në stërvitjen e Gjilanit, pas njoftimit për rikthimin e kryetarit.

Zekirija Ramadani

Përkundër se i gjithë ekipi gjatë vjeshtës nuk u pagua, Gjilani ka kryer vjeshtën në pozitë të katërt të renditjes tabelare, ndërsa ka vetëm 9 pikë dallim nga liderja Drita. Të kuqtë e Gjilanit regjistruan 7 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje, ndërsa mblodhën 27 pikë me goldallim minus 3.


 
Të gjitha lajmet nga