Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAWTHORNS

Rikthim i madh i Evertonit

Rikthim i madh i Evertonit


28 September, 2015 @23:02

Goli i dytë i Saido Berahinos në dy ndeshjet e fundit për West Bromwich Albionin si dhe goli i Craig Dawsonit 8 minuta me të hyrë në pjesë të dytë, i dha ekipit të Tony Pulisit avantazhin e madh karshi Evertonit mysafir. 

Por gjithçka përfundoi këtu për vendasit në Hawthrons sonte. Që nga minuta e 55-të e ndeshjes, Everton morri lojën në dorë dhe me tre gola të shënuara në 35 minutat e fundit të takimit ka arritur që të përmbys epërsinë e vendasve për të fituar në fund, 2-3. 

Romelu Lukaku ka marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes menjëherë me përfundimin e saj, pasi që shënoi dy herë dhe asistoi një herë në rikthimin e madh të ekipit të Roberto Martinezit sonte. 

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e tretë e Evertonit këtë stinor, ndërsa aktualisht gjenden në pozitën e gjashtë të klasifikimit. WBA ka mbetur në dy fitore, derisa ka regjistruar humbjen e tretë të stinorit sonte. 


 
Të gjitha lajmet nga