Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA - SPANJA

Rikthimi i Kroacisë, ndalet në vazhdime nga Spanja

Rikthimi i Kroacisë, ndalet në vazhdime nga Spanja


28 June, 2021 @20:33

Tri herë kampionja e Evropës, Spanja, është bërë çerekfinalistja e pestë e Kampionatit Evropian EURO 2020.

Spanja këtë e arriti duke e mposhtur Kroacinë me rezultat shumëgolësh, 3-5.

Goli i parë erdhi në minutën 20’ nga mesfushori spanjoll, Pedri, i cili shënoi autogol për epërsinë 1-0 të Kroacisë. Më pas spanjollët e morën kontrollin e lojës duke shënuar tri herë nëpërmjet Pablo Sarabia (38’), Cesar Azpilicueta (57’) dhe Ferran Torres (77’).

Kroacia e riktheu shpresën dhe e ngushtoi disavantazhin me golin e Mislav Orsic (85’), ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë Mario Pasalic e barazoi rezultatin në 3-3 për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Energjia e lojtarëve kroatë u pa se u harxhua pas 90 minutave, pasi që Spanja me dy gola të shpejta në vazhdimin e parë e vulosi fatin e ndeshjes. Për këtë, u përkujdesën Alvaro Morata dhe Mikel Oyarzabal.

SKEMA / EURO 2020

Në çerekfinale Spanja do të takohet me fituesin e duelit Franca - Zvicra.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani