KIKA 0-1 FUSHË KOSOVA

Rilind Haziraj bën Fushë Kosovën lidere
23 October, 2022 @19:50
Sulmuesi më në formë i Ligës së Parë Grupi B, Rilind Haziraj, ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes Kika - Fushë Kosova, për të cuar ekipin e tij drejt kreut të renditjes tabelare.
Fushë Kosova ka mposhtur Kikën në një terren të vështirë në Kamenicë, ndërsa Pampurët me këtë fitore, duke llogaritur edhe barazimin e Ulpianës sot, kanë arritur të mbyllin xhiron si lider të grupit të tyre.
Për statistikë, Haziraj në 10 ndeshjet e para të zhvilluara ka shënuar 11 gola kampional.
Kika 0-1 Fushë Kosova [Rilind Haziraj ]