SHORTI PLAY-OFF

Rivalë që mund të mposhten
9 August, 2013 @13:14
Skuadra më e mirë shqiptare në garat europiane, Kukësi, do të ndeshet me Trabzonsporin e Turqisë në Play-Off të Europa League, derisa Skënderbeu do të takohen me skuadrën e Kristi Vangjelit, Chernomorets Odessa.
Shorti automatik i UEFA-së i zbatuar për herë të parë në Nyon ka bërë që nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, të ketë punë me skuadrën nga verilindja e Turqisë, Trabzonspor, kurse kampioni Skënderbeu, do të ndeshet me ukrainasit e Chernomorets Odessa.
Kukësi ka arritur të kalojë tre xhirot e para të Europa League, duke eliminuar Flora Talin, Sarajevo dhe Metalurh Donetsk, ndërsa Skënderbeu ka pas eliminit të Neftçit në Ligë të Kampionëve, është mposhtur nga Shakhter Karagandy për t’u takuar me ekipin e Kristi Vangjelit në Play-Off të Europa League.
EUROPA LEAGUE, Play-Off
Trabzonspor-Kukësi | 22 gusht, Trabzon, Turqi | ||
Chernomorets Odessa-Skënderbeu | 22 gusht, Odessa, Ukrainë |