KAMPIONËT E FUNDIT

REUTERS
Sonte nis edhe Franca
9 August, 2013 @11:56
Stadiumi Le Mosson do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë të stinorit të ri në Ligue 1. Kampioni i stinorit të parafundit, Montpellier, pret kampionin e fundit Paris St Germain në ndeshjen që mund të konsiderohet edhe derbi i xhiros së parë në elitën e futbollit françez.
Paris St Germain do t’ia bëj sefte në Ligue 1 me trajnerin e ri Laurent Blanc që më herët është deklaruar se parisienët vështirë se do të kenë konkurrencë këtë stinor në Francë.
Mirëpo, i stërpërforcuari Monaco, nuk mendon kështu dhe pret që nesër t’ia vërtetojë Parisit rivalitetin me fitore ndaj Bordeaux-së si mysafir. Lyon pret Nice, ndërsa Marseille udhëton për në Guingampin e rikthyer në elitë.
LIGUE 1, Sonte
20:30 Le Mosson | Montpellier-Paris St Germain |