FILLON

REUTERS
Bayern hap Bundesligën sonte
9 August, 2013 @11:03
Puna e Pep Guardiolas, pas fillimit të mirë në Kupën e Gjermanisë, tash do t’ia nis edhe në Bundesligë.
Sot fillon stinori i ri i Bundesligës, 2013/14, ndërsa bavarezët misionin e mbrojtjes së titullit ia nisin ndaj skuadrës ku luan shqiptari Granit Xhaka, Borussia Monchengladbach.
Pritet të shihet se a do t’ia nis Xherdan Shaqiri që nga fillimi ndeshjen ndaj ish bashkëlojtarit të tij në Basel, Xhakës.
Ndërsa, sa i përket favorizimeve nga bastoret botërore, të cekim se Bayern është vendosur si favorit ultra-absolut me koeficient 1.12 për fitore, ndërsa Borussia e Monchengladbachut e ka 15.00.
Nënkampioni Borussia Dortmund do të udhëtojë në Augsburg, nesër. Kurse ndeshje më interesante e xhiros së parë të Bundesligës për këtë stinor pritet të jetë: Schalke-Hamburger që luhet të dielën.
Karakteristikë është se me kthimin e Herthas në Bundesligë, kryeqyteti gjerman Berlin, përsëri ka fituar një përfaqësues në Bundesligë, pas viteve me mungesë.
BUNDESLIGA, Sonte
20:30 Allianz Arena | Bayern Munchen-Borussia Monchengladbach |