MIQËSORET

BOROZANI/Erdis Driza
Rivali i Kosovës, barazon sot
27 May, 2014 @20:50
Përfaqësuesja e pestë ndërkombëtare që ka pranuar të zhvillojë miqësore me Kosovën, Kanada, ka barazuar sot në miqësoren e saj me Molldavinë.
Në ndeshjen e zhvilluar në Ritzing të Austrisë, Kanada ka rënë në disavatazh që në minutën e gjashtë të takimit, por ka barazuar shpejtë me anë të Tosaint Ricketts në minutën e tetë.
Më tej gola nuk ka pasur në ndeshje dhe takimi ka përfunduar me barazim. Kosova do të luaj ndaj Kanadasë në Chicago të SHBA-së më 12 tetor të këtij viti.
Kanada është e renditur aktualisht në pozitën e 110-të të radhitjes mujore të FIFA-së për përfaqësuese. Molldavia është e 99-ta.
Dy lojtarët më të rëndësishëm të Kanadës sot kanë qenë Atiba Hutchison që luan për Besiktasin turk, dhe Julian De Guzman, futbollist i Xanthit grek.
11-shja e Kanadës dhe rezervat, sot:
18 M. Borjan 4 A. Hainault 5 A. Straith 6 J. de Guzmán 13 A. Hutchinson 2 N. Ledgerwood 7 P. Pacheco 19 J. Gagnon-Laparé 10 S. Jackson 9 T. Ricketts 17 R. Edwini-Bonsu -------------------------------------- Përzgjedhës: Benito Floro |
Rezervat -------------------------- 14 C. Larin 8 S. Piette 16 D. Haber 23 B. Fisk 12 D. Stanese 24 J. Farmer 11 K. Aleman 20 L. Gasparotto 21 M. James 22 R. Gomes 1 R. Stillo 3 B. Alderson |