ARGJENTINASI

REUTERS
Bielsa në Marseille
27 May, 2014 @20:15
Argjentinasi ekscentrik, Marcelo Bielsa, do të jetë trajneri që do ta udhëheq Olympique Marseille-in në dy stinorët e ardhshëm.
Bielsa do të zëvendësojë Elie Baup dhe Jose Anigon në ekipin mesdhetar francez, pasi që dyshja e fundit, nuk arriti assesi t’i motivojë lojtarët për më shumë.
Bielsa 58 vjeçar ka qenë përzgjedhës i Argjentinës nga viti 1998 deri në vitin 2004, derisa ka udhëhequr Athletic Bilbaon nga viti 2011 në vitin 2013.
Marseille, dy stinorë më parë ka qenë nënkampion i Francës, derisa këtë stinor përfundoi në vendin e gjashtë.