JUVENTUS

Pirlo mbetet te Juve
27 May, 2014 @9:28
Mjeshtri i futbollit, Andrea Pirlo, do të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet me Juventusin, shkruan italianja Tuttosport.
Ai do të udhëtojë me aeroplan special për në Torino pas miqësores së Italisë me Luksemburgun për të nënshkruar edhe dy vjet me kampionin e Italisë.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, besohet se ylli italian i futbollit, Pirlo, do të fitojë 4.5 milionë euro për stinor te Bianconerët.
Mesfushori 35 vjeçar përkundër moshës ka treguar që me cilësitë që ka se është njëri ndër lojtarët kyq të Juventusit dhe ka bindur drejtuesit që të vazhdojnë me atë.