PIPPO

Inzaghi, trajner i Milanit!
27 May, 2014 @0:06
Sulmuesi shumëvjeçar i Rossonerëve, Filippo Inzaghi, pritet ta zëvendësojë në postin e trajnerit të Milanit, Clarence Seedorfin, mëson Goal.com sot.
Sipas një njoftimi të kësaj faqeje, Inzaghi që po drejton të rinjtë e Milanit, shihet si njeriu ideal pasi që Seedorf ka pasur disa mosmarrëveshje me Bordin e klubit.
Milan kishte lënë si opcion edhe trajnerin e Sevillës, Unai Emery, mirëpo çmimi i lartë i tij ka bërë që ish kampioni italian të zbrapset nga kjo ide.
Dyshja vendimmarëse te Milan, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani janë takuar të hënën pasdite dhe kanë vendosur që Inzaghi është kandidati i vetëm për të qenë trajner i Milanit në stinorin e ardhshëm.
Inzaghi tash 40 vjeçar ka kaluar 11 stinorë si futbollist te Milani, duke fituar dy herë Serie A-në dhe dy herë Ligën e Kampionëve.