Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Me këngë në Superligë

BOROZANI/Besmir Babalija

Me këngë në Superligë


26 May, 2014 @15:14

Kuqezinjtë e Jakovës kanë festuar fundjavën që shkoi derisa ekipi i tyre tashmë që ka siguruar elitën e futbollit kosovar, po luan sa për të përfunduar stinorin. 

Vëllaznimi mposhti Flamurtarin 2-0 derisa Kuqezinjtë e Jakovës kanë festuar gjatë tërë ndeshjes duke kënduar. 

Vëllaznimi këtë fundjavë e zhvilloi ndeshjen e fundit para shikuesve të vetë këtë stinor në Ligë të Parë. 

Stinorin e ardhshëm gjakovarët do të shihen me publikun në elitë, derisa këta të fundit kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes për heronjtë e tyre. 

Vëllaznimi kishte përfunduar pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë para Istogut, por një disfatë e papritur në pranverë pikërisht nga Troftat i kishte lëkunduar pak, por jo edhe për t’i rrëzuar nga aspirata e tyre. 

Në fund, Gjakova festoi derisa Vëllaznimi prej stinorit të ardhshëm pritet të përforcohet edhe më dhe të jetë skuadër stabile e elitës së futbollit kosovar. Shikoni videon e mëposhtme për të parë atmosferën. 


Video

Festa e Gjakovës



 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga