BUNDESLIGA 2

Meha, më i miri i stinorit
25 May, 2014 @23:18
Mesfushori i Paderbornit, Alban Meha, është zgjedhur lojtari më i mirë i stinorit në Bundesliga 2.
Meha i cili ndihmoi ekipin e tij për të arritur Bundesligën me 12 gola gjatë stinorit, ka qenë bindshëm më i mirë në votimin e nisur nga Liga2Online.de.
Meha 28 vjeçar ka marrë 53% të votave të adhuruesve, duke lënë pas tij lojtarin e Kolnit, Timo Horn dhe atë të Karlsruhes, Philip King.
Nëse mirret parasysh se Meha ka vuajtur nga lëndimi një pjesë të madhe të stinorit dhe kontributi i tij i dhënë në xhirot e fundit ka qenë vendimtar, atëherë çmimi bëhet edhe më i vlefshëm për mitrovicasin.