Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA-SENEGALI

Senegali favorit, Kosova në shpresë

BOROZANI/Erdis Driza

Senegali favorit, Kosova në shpresë


25 May, 2014 @15:19

Ndeshja e tretë miqësore ndërkombëtare e Kosovës që nis nga ora 17:00 sot në Gjenevë të Zvicrës, pritet të sjell interesim të madh te shikuesit në diasporë. 

Këtë më së miri e vërtetojnë edhe fotografitë e shumta të postuara nëpër rrjete sociale të bashkatdhetarëve, por edhe të atyre që kanë udhëtuar nga Kosova enkas për këtë ndeshje. 

Senegali është favorit i madh para kësaj ndeshjeje, pasi që bastoret për fitoren e tyre kanë dhënë kuotën 1.13, derisa për fitoren e Kosovës, 10.00. 

Në anën tjetër, edhe përzgjedhësi i përfaqësueses, Albert Bunjaki, ka thënë se Senegali është kundërshtar më i rrezikshëm se Turqia, duke ditur forcën e përfaqësueses afrikane. 

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë jashtë vendit pas pranimit të kushtëzuar nga FIFA. Derisa dy ndeshjet e para i zhvilloi në Mitrovicë, Haiti 0-0 dhe Turqia 1-6, Gjeneva sot do të mbahet në mend edhe për vendin ku verdhekaltërit për herë të parë kanë zhvilluar ndeshjen e tyre jashtë. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga