Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS FINAL

Reali shpërthen në fund për La Deciman

Reali shpërthen në fund për La Deciman


24 May, 2014 @21:30

Ka filluar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet dy skuadrave nga kryeqyteti i Spanjës, Real Madrid dhe Atletico Madrid, që po zhvillohet në stadiumin e qytetit portugez, Lisbonë.

Llogaritë e trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, paksa u prishën kur në minutën 9’ nga ndeshja u largua sulmuesi kryesor, Diego Costa, i cili ia la vendin sulmuesit tjetër, Adrian.

Në minutën 31’ Reali iu afrua golit me anë të Gareth Bale-it, mirëpo ky i fundit ishte i pasaktë në tentimin e tij brenda zonës së rreptësisë.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënuar në minutën 35’ të ndeshjes. Daljen e gabuar të portierit të Realit, Iker Casillas, e ndëshkoi Diego Godin, i cili realizoi me kokë për 1-0.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën 53’ Reali iu afrua barazimit me anë të Cristiano Ronaldos, i cili tentoi të shënoj me një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë, por poriteri belg, Courtois, u tregua në vend duke e dëbuar topin në korner.

Ronaldo ishte edhe njëherë pranë golit në minutën 56’, kur në një pozitë ideale për të shënuar me kokë, nuk arriti ta godit topin.

Tre minuta më vonë, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në kërkim të golit të barazimit vendosi ta inkuadroj në lojë Marcelon dhe Iscon në vend të Coentraos dhe Khediras.

Rast të mirë për të shënuar në minutën 73’ kishte edhe Gareth Bale, i cili krijoi hapësirë për të shutuar pas pasimeve të njëpasnjëshme të Modricit dhe Cristianos, por goditja e tij e fortë përfundoi pranë portës.

Uellsiani krijoi një tjetër rast të mirë për vete në minutën 78’ kur depërtoi me shpejtësi brenda zonës nga krahu i majtë, mirëpo në fund përsëri nuk arriti ta gjej cakun.

Në vazhdim ndeshja u shndërrua në një ndeshje një portëshe, ku Reali mundohej me çdo kusht ta gjej golin e barazimit, derisa presioni shtohej në çdo minutë që kalonte.

Sergio Ramos e barazoi rezultatin në 1-1 duke shënuar nëminutën e tretë të lojës shtesë.

Me rezultatin 1-1 përfundon pjesa e rregull e ndeshjes. Fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve, ose përfundimisht pas ekzekutimit të penalltive.

Lodhja e futbollistëve filloi të vërehej në 15 minutëshin e parë, pasi tempoja e lojës rra dukshëm. Reali megjithëse vazhdoi të jetë më sulmuese, nuk arriti të krijoj ndonjë rast të qindpërqindtë gjatë kësaj periudhe.

Reali kaloi në epërsi në minutën 110’. Golin vendimtar e shënoi Gareth Bale me kokë.

Tetë minuta më vonë Marcelo me një depërtim të mirë krijoi hapësirë për goditje dhe e befasoi portierin Courtois për herë të tretë sonte.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Cristiano Ronaldo i cili shënoi nga penalltia në minutën 120’, duke ia siguruar titullin ekipit të tij. Për ndryshe, ky ishte goli i 17-të i Ronaldos për këtë stinor në Ligën e Kampionëve.

Ky është titulli i dhjetë i Ligës së Kampionëve për Realin, ndërsa Atletico për herë të dytë dështon në finale të këtij kompeticioni për ta fituar trofeun më të çmueshëm në Europë. Reali për herë të fundit ishte shpallur kampion në vitin 2002.



Formacionet

REAL MADRID (4-3-3) ATLETICO MADRID (4-4-2)
Iker Casillas Thibaut Courtois
Sergio Ramos Miranda
Raphael Varane Diego Godin
Daniel Carvajal Filipe Luis (Toby Alderweireld 83')
Fabio Coentrao (Marcelo 59') Juanfran
Sami Khedira (Isco 59') Tiago
Luka Modric Gabi
Angel Di Maria Koke
Gareth Bale Raul Garcia (Jose Sosa 66')
Cristiano Ronaldo David Villa
Karim Benzema (Alvaro Morata 79') Diego Costa (Adrian 9')

PËRFAQËSUESJA

Gati për Senegalin

International

Gati për Senegalin

24/05/14 @ 19:55

11-shja e Realit

Reali fillon me BBC-në!

Champions League

Reali fillon me BBC-në!

24/05/14 @ 19:14

11-shja e Atleticos

Atletico e nis me Diego Costan

Champions League

Atletico e nis me Diego Costan

24/05/14 @ 19:08

LLAMKOSI KAMPION

Vushtrria feston, Llamkosi kampion

FFK Superliga

Vushtrria feston, Llamkosi kampion

24/05/14 @ 18:28

BILETA E FUNDIT

QPR rikthehet në Premier League

Premier League

QPR rikthehet në Premier League

24/05/14 @ 18:12

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League