Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAMKOSI KAMPION

Vushtrria feston, Llamkosi kampion

Foto: Alfred Imeri

Vushtrria feston, Llamkosi kampion


24 May, 2014 @18:28

​Megjithëse ka mbetur edhe një javë deri në përfundim të Superligës së Kosovës në futboll, tashmë është mbyllur dilema e kampionit.

Skuadra nga Vushtrria, Llamkos Kosova, ka dalur si kampion nga qyteti i Skenderajit, pasi shënoi fitore me rezultat 1-3 ndaj Drenicës.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga skuadra e Drenicës me anë të Granit Arifajt, i cili shënoi me kokë në minutën 28’, e që ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, filloi edhe dominimi i plotë i Llamkosit.

Në minutën e dytë të kësaj gjysmëloje u barazua rezultati në 1-1 me anë të Dior Zabërgjës. Dhjetë minuta më vonë Bashkim Shala e kaloi në epërsi skuadrën e tij.

Ky i fundi pati gisht edhe në golin e tretë të vushtrriasve, pasi ishte asistues në golin e Milot Rashicës.

Ky është titulli i parë i Llamkos Kosovës në histori të klubit.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga