BILETA E FUNDIT

QPR rikthehet në Premier League
24 May, 2014 @18:12
Pas Leicester Cityt dhe Burnleyit, është mësuar edhe skuadra e tretë që do të luaj në Premier League në stinorin e ardhshëm nga Championshipi anglez.
Biletën e fundit për Premier League e morri skuadra Queens Park Rangers, e cila shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Derby Countyt në finalen e Play Offit.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 90’ nga Bobby Zamora, ndërsa QPR që nga minuta 60’ luajti pa një lojtar pasi Gary O’Neil u ndëshkua me karton të kuq.
Stinorin e ardhshëm në Premier League nuk do të luajnë Norwich City, Fulham dhe Cardiff City.