KRYETRAJNERI I RI

Bastia emërton Makelelen trajner
24 May, 2014 @17:17
Ish mesfushori françez, Claude Makelele, është emërtuar kryetrajner i skuadrës nga Ligue 1, Bastia.
Françezi 41 vjeçar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e tij të re.
Makelele së fundi ka qenë ndihmëstrajner te skuadra Paris Saint Germain, ndërsa në Bastia do të jetë për herë të parë kryetrajner i një skuadre.