Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA EUROPIANE

Festa madrilene në Lisbonë

REUTERS

Festa madrilene në Lisbonë


23 May, 2014 @9:30

Shumë pak njohës futbolli kanë parashikuar titullin kampion për Atletico Madridin në fillim të stinorit 2013/14 të La Ligas. Mirëpo, nxënësit e Diego Simeones kanë siguruar këtë në ndeshjen e fundit, me rezultat 1-1 ndaj Barcelonës, duke e merituar plotësisht titullin e parë kampion që nga viti 1996. 

Lojën impresive të treguar në La Liga, Rojiblancot e kanë vazhduar në të njejtën mënyrë edhe në Ligë të Kampionëve. Ata janë ekipi i vetëm që nuk ka pësuar ende këtë stinor në Europë. 

Derisa jorganxhinjtë e Atleticos eliminuan Chelsean në gjysmëfinale, fqinjtë e tyre mbretër, Real, eliminuan kampionin e stinorit të kaluar, Bayern Munchen në një stil madhor. 

Para finales të së shtunës, Atletico Madrid ka probleme me lëndime. Sulmuesi i tyre kryesor, Diego Costa, është në pikëpyetje të madhe se a do të paraqitet apo jo në lojën kryesore të skuadrës së tij për shkak të një lëndimi. 

Hispaniku Costa është kontrolluar dje nga mjekja e njohur serbe në Beograd që i ka shtuar besimin se mund të luaj, derisa mesfushori turk Arda Turan, ka marrë leje nga specialisti i tij për lojë. 

Në anën tjetër, ekipi mbretëror, Real Madrid, është duke e kërkuar trofeun jubilar europian këtë stinor. Ata misionin për këtë arritje e quajtën La Decima. 

Për më tepër, edhe lojtarët më të mirë e më të shtrenjtë të tyre, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, janë kursyer në fund të stinorit ashtu që të jenë 100% të gatshëm për finale dhe të mos lëndohen. 

“Prej sulmuesve e deri te portieri, ekipi e di shumë mirë se si duhet luajtur për të arritur suksesin, ashtu që suksesi të del në pah dhe jo dobësitë tona. Natyrisht që edhe ne sikurse çdo skuadër, kemi dobësitë, por shpresojmë që mos të na dalin në pah,” ka thënë argjentinasi Diego Simeone, trajneri i Atleticos historike këtë stinor. 

“Të gjithë madridistët janë duke e ëndërruar finalen - La Decima. Të gjithë jemi të entuziazmuar, kështu që duhet të fitojmë. Do të jetë ndeshje e veçantë, pasi që luaj në shtetin tim,” ka thënë ylli më i shndërritshëm i ekipit të Carlo Ancelottit, Cristiano Ronaldo. 



Koefiecientet:

Fitorja e Real Madrid - 1.95 Fitorja e Atletico Madrid - 4.00


Statistika para finales në Lig të Kampionëve:

1 # Ekipet Real Madrid Atletico Madrid
2 Ndeshje të zhvilluara 12 12
3 Gola të pranuara 9 6
4 Ndeshje pa pësuar goal 5 6
5 Gola të shënuara 37 25
6 Asistime 28 19
7 Saktësia e pasimeve 86.9% 78.1%
8 Saktësia e krosimeve 28.5% 25.1%
9 Driblime të suksesshme 57.5% 47.2%
10 Kartona të verdhë 19 27
11 Kartona të kuq 1 0

KUNDËR SENEGALIT

Me Mavrajn e Rrahmanin

International

Me Mavrajn e Rrahmanin

22/05/14 @ 17:19

FFK

Rivalët e radhës, Panama dhe Kanada

International

Rivalët e radhës, Panama dhe Kanada

22/05/14 @ 17:11

MEKSIKO

Pa cigare, alkool dhe seks në Brazil

International/Brazil 2014

Pa cigare, alkool dhe seks në Brazil

22/05/14 @ 15:15

MJEKËSIA

Costa e Arda, afër finales

Champions League/La Liga

Costa e Arda, afër finales

22/05/14 @ 14:45

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League