FFK

BOROZANI/ Erdis Driza
Rivalët e radhës, Panama dhe Kanada
22 May, 2014 @17:11
Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu dhe përzgjedhësin Albert Bunjaku, sot ka mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë janë prezentuar dy kundërshtarët e radhës të përfaqësueses së Kosovës, Panama dhe Kanada.
Ndeshja me Panamanë do të luhet më 9 tetor në New York të SHBA-së, ndërsa me Kanadanë do të luhet tre ditë më vonë, përkatësisht më 12 tetor në Chicago.
Nga këto dy ndeshja Federata e Futbollit të Kosovës do të përfitoj edhe financiarisht me një shumë prej 100 mijë euro.
Kosova para këtyre ndeshjeve do të luaj edhe kundër Senegalit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 25 maj.