KOSOVA-SENEGAL

BOROZANI/Erdis Driza
Regjenerim, inçizimi i lojës dhe nisja
22 May, 2014 @14:36
Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ushtrimet regjeneruese për lojtarët që kanë qenë në fushë dje, derisa të tjerët do të stërviten individualisht, ka njoftuar FFK-ja në programin e përfaqësueses për sot.
Më pas, pas pushimeve, intervistave dhe takimeve me familjarë pasdite, futbollistët do të kenë edhe një stërvitje regjenerimi në pishinë të hotelit, ku përfishet edhe masazha.
Në fund, ata do të bëjnë analizën e disfatës së ndeshjme duke e shikuar detajisht atë në inçizim, para se të nisen nesër në mëngjes për në aeroport ku do të marrin drejtimin e Gjenevës për miqësoren e tretë të Kosovës ndaj Senegalit.