DE BIASI

BOROZANI/Erdis Driza
Kosova, probleme me mbrojtje
22 May, 2014 @13:45
Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka konstatuar se Kosova kishte probleme me formacion në ndeshje ndaj Turqisë, dje.
Kosova humbi me rezultat të thellë nga miqtë e tyre turk, 1-6, një rezultat që nuk e priste askush.
“Pjesa e parë ishte më e bukur dhe më e pranueshme, por e dyta ishte tejet e vështirë. Sigurisht se Kosova pati probleme me formacion, duke pasur mungesa të shumta në mbrojtje,” ka thënë De Biasi, transmeton e përditshmja sportive, Sport Plus sot.
De Biasi ka shikuar në këtë ndeshje edhe qendërmbrojtësin Debatik Curri, i cili përveç Kosovës, është i ftuar edhe te Shqipëria për miqësoret e radhës, ndaj Hungarisë, Rumanisë dhe San Marinos.