MIQËSIA

fcprishtina
Prishtina lidhet me Sivassporin
22 May, 2014 @9:36
Kampionja aktuale e Kosovës, Prishtina, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të gjitha sferat, me klubin nga elita turke Sivasspor.
Duke nisur që nga Shkollat e Futbollit e deri te ndeshjet miqësore të ndërmjetme e gjithçka tjetër që mund të përfshihet në futboll, kanë qenë të përfshirë te dokumenti që është nënshkruar nga palët dje këtu në Prishtinë.
Sivasspor ka arritur që të dalë në Europë këtë stinor me në krye trajnerin e tyre të famshëm, Roberto Carlos, derisa sulmuesi i tyre Aatif Chahechouhe ka përfunduar stinorin si lider i golashënuesve në Superligën turke, ku militojnë yje si Didier Drogba, Burak Yilmaz, Moussa Sow, Hugo Almeida, etj.