KOSOVA - TURQIA

BOROZANI/ Erdis Driza
Goli historik dhe shëtia turke
21 May, 2014 @19:27
Turqia ka shkatërruar tërësisht shpresat e Kosovës për një pjesë më të mirë të dytë, duke shënuar edhe 4 herë në portën e Kushtrim Mushicës, për të cilin ishte një ndeshje për tu harruar, bashkë me mbrojtjen e përfaqësueses.
Olcay Sahan ka nisur me gol të bukur pjesën e dytë, derisa Mustafa Pektemek ka shënuar dy herë për 1-5, derisa krejt në fund edhe Alper Potuk ka shëunar nga penalltia për të përfunduar 1-6 ndeshjen dhe për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.
Përfaqësuesja e Kosovës me golin e shënuar nga Albert Bunjaku në minutën e 35-të të takimit ka përmbyllur pjesën e parë në disavantazh prej një goli 1-2 ndaj Turqisë.
Turqit përkundër se pa i dhënë zor shumë, janë treguar kundërshtar shumë i fortë për përfaqësuesen tonë që duket pa ide në sulm, derisa një gol i shpejtë i shënuar nga Ahmet Ozek dhe një gol nga largësia i Bilal Kisa, kishin dhënë avantazhin dygolësh për kuqebardhët, në fillim të ndeshjes.
Sulmuesi Bunjaku do të hyjë në histori si golashënues i parë i Kosovës në një ndeshje ndërkombëtare, derisa Kushtrim Mushica përkundër disa mbrojtjeve të mira, do të njihet si portieri që ka pranuar golin e parë në përfaqësuesen tonë.