FATIH TERIM

BOROZANI/Erdis Driza
Siguron ndihmë për futbollin kosovar
21 May, 2014 @20:22
Përzgjedhësi turk, Fatih Terim, në prononcimin pas ndeshjes së zhvilluar në Mitrovicë, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ka përgëzuar Kosovën dhe ka siguruar ndihmën për futbollin tonë.
“Ka qenë ndeshje me qëllime krejt tjera. Rezultati ka qenë në plan të dytë. E përgëzoj Kosovën për mikpritje. I kemi dhënë mesazhin e duhur FIFA-së dhe UEFA-së, tashmë Turqia është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në çdo aspekt për futboll,” ka thënë Imperatori turk, siç njihet Terim, menjëherë pas ndeshjes.
Turqia ka shënuar fitore 6-1 ndaj Kosovës, në ndeshjen e sotme, derisa kjo ka qenë ndeshja e dytë miqësore e Kosovës.