BARÇA

Fshesa e Luis Enriques
22 May, 2014 @9:23
Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique, ka nisur të tregojë dorën e hekurt menjëherë me të marrë postin e drejtuesit të ekipit katalonas.
Ai ka kërcënuar të gjithë futbollistët, pa përjashtim, duke u bërë të ditur se nëse nuk do të tregojnë veten, do të mbeten jashtë ekipit.
“Kam parë shumë në stinorin që shkoi. Lojtarët duhet të kuptojnë se nëse nuk je në nivelin e kërkuar atëherë do të ketë ndërrime. Ekziston tregu i lojtarëve dhe afati kalimtar,” ka qenë i qartë 44 vjeçari në fjalimin e parë të tij si kryetrajner i Barcelonës.
Barcelona ka përfunduar stinorin 2013/14 pa asnjë trofe të rëndësishëm të fituar, përkundër se vetëm një muaj më parë ishin në lojë për të fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa Del Reyin.