Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AZEMI

Operacioni kalon me sukses

Ilir Azemi me top/BOROZANI/Erdis Driza

Operacioni kalon me sukses


22 May, 2014 @13:10

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, ka kaluar me sukses operacionin në hundë. 

Kështu ka njoftuar vetë ai në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, duke e vendosur një fotografi ku shihet i shtrirë dhe me dy gishta lartë, duke dhënë shenjë të mirë. 

Azemi, i cili ka qenë pjesë e ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës ndaj Haitit, nuk ka arritur që të grumbullohet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Turqisë dhe Senegalit, pikërisht për shkak të këtij operacioni, pasi që mjekët e klubit të tij Greuter Furth, kishin konstatuar se ka probleme me frymëmarrje. 

Duke i dëshiruar kthim sa më të shpejtë në fusha të gjelbëra, Azemin presim ta shohim në ndeshjet tjera të Kosovës. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga