URUGUAJ

REUTERS
Suarez mbetet pa Botëror!
22 May, 2014 @9:54
Sulmuesi i Uruguajit, Luis Suarez, ka lënduar gjurin në stërvitje dhe është vënë në dyshim paraqitja e tij në Kampionatin Botëror që nis për 20 ditë.
Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi uruguajan, Tenfield, derisa 27 vjeçari Suarez mund të hyjë edhe në operacion për të shëruar lëndimin, që kërkon së paku 20 ditë për tu shëruar plotësisht.
Uruguaji luan ndaj Anglisë më 19 qershor, derisa ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Kosta Rikës më 14 qershor.
Suarez është zgjedhur lojtari më i mirë i Premier League-së angleze këtë stinor, si dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i stinorit në Angli, me 31 gola të shënuara.