ROSSONERI

Agazzi te Milan
22 May, 2014 @13:35
Michael Agazzi është futbollisti më i ri i Milanit, zyrtarisht. Kështu ka njoftuar vetë klubi italian që ka lajmëruar për nënshkrimin e kontratës tre vjeçare nga portieri në fjalë.
“Milan lajmëron se ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, deri më 30 qershor 2017, me portierin Michael Agazzi,” ka shkruar në njoftimin e shkurtër të botuar nga Rossonerët.
Agazzi 29 vjeç ka kaluar stinorin e fundit në Cagliari duke bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin nga ishulli, derisa Milan ka reaguar menjëherë.
Ardhja e Agazzit vjen vetëm një ditë pasi që portieri aktual i Milanit Christian Abbiati ka vazhduar me kuqezinjtë për një stinor tjetër.