MEKSIKO

REUTERS
Pa cigare, alkool dhe seks në Brazil
22 May, 2014 @15:15
Përfaqësuesja e Meksikës pritet që të lejojë përdorimin e rrjeteve sociale për futbollistët e saj.
Mirëpo, 23-shja që mund të paraqitet në fushë do të ketë reptësisht të ndaluar ndezjen e ndonjë cigareje aty-këtu, alkoolin në asnjë çast dhe në veçanti nuk do të kenë seks.
“Jo, asnjëri. Nëse një lojtar nuk mund t’ia dalë një muaj ose 20 ditë pa pasur marrëdhënie seksuale, atëherë ai nuk është i përgatitur të jetë futbollist profesional,” është cituar të ketë thënë përzgjedhësi meksikan, Miguel Herrera për mediat e atjeshme, shkruan gazeta Reforma.
“Jemi duke shkuar në Kampionat Botëror, jo në ndeje. Ndoshta do të mjaftojnë rrjetet sociale,” ka shtuar meksikani Herrera.
Derisa përzgjedhësi italian, Cesare Prandelli, është duke e shikuar planprogramin e takimit me familjarë për futbollistët si dhe do të debatojë nëse duhet lejuar apo jo përdorimin e rrjeteve sociale për futbollistët gjatë Botërorit në Brazil që nis pas 20 ditëve.
Meksikoja është në Grupin A, me Brazilin, Kroacinë dhe Kamerunin, derisa Italia bën pjesë në Grupin D të Botërorit me Uruguajin, Anglinë dhe Kosta Rikën.