URUGUAJ

REUTERS
Suarez, kalon operimin me sukses
23 May, 2014 @14:48
Pasi që u fut në operacion dje, Luis Suarez, për shkak të një lëndimi të befasishëm në stërvitje, përfaqësuesit e Federatës uruguajane kanë bërë të ditur se ai do të mund të jetë i gatshëm për Brazili 2014.
“Ai nuk do të largohet nga ekipi për Kampionat Botëror. Skenimi pas operacionit ka vërtetuar se lëndimi i tij mund të kalojë tërësisht para fillimit të Kampionatit Botëror,” ka shkruar në njoftimin e saj Federata në fjalë.
Uruguaji bën pjesë në Grupin D të Botërorit, të ashtuquajtur grupi i vdekjes, pasi që ka kundërshtarë si Anglia e Italia aty.