11-shja e Atleticos

Atletico e nis me Diego Costan
24 May, 2014 @19:08
Trajneri i Atletico Madridit ka vendosur që të luaj nga minuta e parë me sulmuesin kryesor, Diego Costa, në finalen e sontme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që do të filloj nga ora 20:45.
Prapa Costas do të jetë sulmuesi tjetër, David Villa, derisa mesfushori turk, Arda Turan, nuk do të jetë fare në dispozicion të Simeones.
Formacioni zyrtar i Atleticos: Courtois, Juanfran, Godin, Miranda, Filipe, Gabi, Tiago, Koke, Garcia, Villa, Costa