PËRFAQËSUESJA

Gati për Senegalin
24 May, 2014 @19:55
Përfaqësuesja e Kosovës është gati për ndeshjen e nesërme që do ta luaj kundër Senegalit.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit sot pas dite kanë mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Senegalin.
Sipas Bunjakit, atmosfera brenda ekipit është mjaft i mirë dhe premtues, ndërsa gëzon edhe fakti se po vërehet një interesim i madh për këtë ndeshje, pavarësisht humbjes së thellë në ndeshjen e fundit kundër Turqisë.
Përveç tjerash, në ditën e dytë të qëndrimit të përfaqësueses së Kosovës në Gjenevë, ekipin përfaqësueses e vizituan edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe konsuli i përgjithshëm në Gjenevë, Ramadan Avdiu.
Megjithëse më parë ishte thënë se për ndeshjen e nesërme Kosovën do ta ndihmojë edhe qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ky i fundit nuk ka arritur të marr leje nga klubi i tij i ri, Koln, dhe kështu që nuk do të mund ta ndihmoj vendin tonë në duelin e nesërm.