PAS KOSOVËS

BOROZANI/Erdis Driza
Turqia mposht edhe Irlandën
25 May, 2014 @21:01
Turqia pas Kosovës ka arritur të mposht edhe Irlandën në miqësoren e radhës së tyre.
Ajo çka vlen të përmendet është se prej 11-shes startuese ndaj Kosovës, sot në formacionin bazë të Turqisë kanë qenë vetëm 4 lojtarë, derisa pjesa tjetër e ekipit ka qenë shumë më e fortë dhe me lojtarë më të njohur.
Turqia ka mposhtur Iralndën me golat e Ahmet Ozek dhe Camdal, derisa ishullorët kanë ulur epërsinë 12 minuta para fundit me anë të John Walters që përcaktoi rezultatin përfundimtar 1-2.