BARCELONA

REUTERS/Arkiv
Alexis në shitje
26 May, 2014 @10:26
Lojtari i parë kilian që luajti për Barcelonën, Alexis Sanchez, si duket do të përshëndetet nga klubi në afatin kalimtar veror.
Kështu ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, Sport, sot, ku shkkruan se Andoni Zubizarreta ka kërkuar nga Luis Enrique shitjen e një ylli të ekipit për të realizuar transferet e kërkuara nga ai.
E si duket sulmuesi kilian është hallka më e mirë në llogarinë: largo yllin, mos e dobëso ekipin dhe fito para.
Juventus, Liverpool dhe Tottenham besohet të jenë skuadrat më të interesuara për shërbimet e kilianit që në tre stinorët e kaluar, në këtë të fundit ka pasur paraqitje më të mirë duke shënuar 19 gola.