ANFIELD ROAD

Liverpool ia vazhdon kontratën Rodgersit
26 May, 2014 @23:26
Veriirlandezi 41 vjeçar që bëri Liverpoolin ekip për të garuar për titull në Premier League, Brendan Rodgers, ka fituar kontratë të re dhe afatgjate me ekipin e tij.
Ai kishte vetëm edhe një vjet kontratë me të kuqtë nga Anfield Road, por pas stinorit të mrekullueshëm ku arritën Ligën e Kampionëve dhe në fund ia dorëzuan titullin Manchester Cityt, ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë atij kontratë të re, me kushte më të mira, që besohet të ketë afat deri në fund të stinorit 2017/18.
“Tash do të kalojmë në një fazë të re. Jemi në Ligë të Kampionëve. Qëllimi dhe ëndrra jonë mbetet Premier League, këtë e duam. Këtë stinor kemi treguar se jemi skuadër që mund ta fitojmë dhe me disa shtesa gjatë verës, besojmë se do të luftojmë përsëri për titull,” ka thënë Rodgers për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Brendan Rodgers erdhi te Liverpool pasi që kishte drejtuar me sukses të madh ekipin uellsian Swansea.