Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI

Dautaj, kalon operimin suksesshëm

Dautaj, kalon operimin suksesshëm


27 May, 2014 @9:47

Mesfushori i Ferizajit, Qëndrim Dautaj, ka operauar me sukses këmbën e tij të djathë në një spital të Shkupit, ka njoftuar vetë lojtari në llogarinë e tij zyrtare të Facebook. 

Dautaj ka operuar ligamentin e këmbës së tij të djathtë, derisa me largimin e Astrit Fazliut dhe Shkëmbim Salihut në afatin kalimtar dimëror, ka mbetur si njëri ndër liderët e ekipit. 

Ai është dalluar edhe me aftësitë e tij golashënuese te bardhekaltërit, derisa Ferizaji një xhiro para përfundimit të kampionatit gjendet në pozitën e tretë të tabelës me 51 pikë nga 32 ndeshje. Në xhiron e fundit, Ferizaj takohet me Trepçën’89, e cila në rast të fitores mund të përfundojë e treta në tabelë. 

Dautaj ka shënuar 8 gola për Ferizajin këtë stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga