RUMANIA
Rivali i Kosovës, prezanton selektorin e ri
7 August, 2024 @13:44
Rivali më i vështirë në grup në letër i Kosovës në kuadër të Ligës së radhës së Kombeve, Rumania, pasi që ndau rrugët me Edi Iordanescun pas EURO 2024 ka prezantuar sot selektorin e ri.
Selektori i ri i Rumanisë, është një emër i njohur dhe me mjaft përvojë. Mircea Lucescu 79 vjeçar ka marrë drejtimin e ekipit të parë të Rumanisë dhe është prezantuar sot para mediave si përzgjedhës i ri i rumunëve.
ORARI I NDESHJEVE - LIGA C E KOMBEVE & TABELA
Detyra primare e tij do të jetë që të ngris Rumaninë nga Liga C e Kombeve në Ligën B të Kombeve, ndërsa i është kthyer punës me reprezentacionin rumun pas shumë vitesh, duke nënshkruar marrëveshje me Federatën deri në fund të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Ndeshja e parë zyrtare e Rumanisë do të jetë ndaj Kosovës më 6 shtator në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, ku Kosova pret rumunët në “Fadil Vokrrin” me bar të ri.