LIRIA
Robert Gjeraj merr shiritin e kapitenit
11 February, 2020 @16:24
Njëri ndër legjendat e skuadrës së Lirisë, Robert Gjeraj, sot është zgjedhur kapiten i skuadrës prizrenase.
Roberti nuk do ta bartë shiritin e kapitenit për herë të parë, derisa zëvendës kapitenët u caktuan Valon Bytyqi e Fatih Karahoda.
Gjeraj për faqen e Lirisë ka thënë se duhet të punojnë më shumë për ta dërguar skuadrën në Superligë, që është qëllimi kryesor i Lirisë.
Liria aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Ligën e Parë me 26 pikë, 2 më pak se lideri Besa.